Flash News

E-TJERA

Ishte e zhdukur prej tre ditësh, gjendet 13-vjeçarja shqiptare në Itali

Ishte e zhdukur prej tre ditësh, gjendet 13-vjeçarja shqiptare

Një vajzë shqiptare ishte larguar nga shtëpia të enjten në mëngjes për të shkuar në shkollë, por nuk ishte kthyer më. Lajmin për zhdukjen e kishte bërë të ditur nëna e saj, e cila kishte raportuar në polici, në stacionin Pontecagnano.

Fatmirësisht pas tre ditësh, 13-vjeçarja u gjet shëndoshë e mirë. Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë të ditur kryebashkiaku Giuseppe Lanzara me një postim në rrjetet sociale, ku tha se ajo u gjet në Grosseto.

“Më në fund, lajmi që prisnim: Sara u gjet. Nga lajmet mësojmë se ajo është mirë dhe po i bashkohet familjes. Faleminderit atyre që erdhën dhe kontribuan në kërkime”, thuhet në njoftimin e tij.

Të fundit