Flash News

E-TJERA

Ishte i dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë në QSUT i “forti i Vlorës”

Ishte i dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë në QSUT i

Fotaq Zaharia, i njohu si “i forti i Vlorës” ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.

I ndjeri po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje.  Gjatë vitit 2018 ai kërkonte nga autoritetet t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi gjendja e tij ishte rënduar, por kjo kërkesë nuk gjeti zbatim.

Ai kishte kërkuar që t’i vendosej një pllakë në këmbë për shkak të sëmundjes.

Çështja e tij shkoi deri në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku kjo e fundit i dha të drejtë.

Fotaq Zaharia

“Ndërron jetë në QSUT i dënuari Fotaq Zaharia

I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.

I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes!”, thuhet ne njoftim.

 

Të fundit