Flash News

E-TJERA

“Ishte i mirinformuar”, ish-drejtuesi i policisë për tragjedinë e Himarës: Arjan Tase kreu vrasje me paramendim

“Ishte i mirinformuar”, ish-drejtuesi i policisë për

Ish-drejtuesi i policisë Ismail Elezi foli rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u godit nga skafi që drejtonte ish-efektivi Arjan Tase.

I ftuar në News 24, Elezi u shpreh se Tase ka kryer një vrasje me paramendim pasi si efektiv policie ai ishte i mirinformuar për rregullat dhe ligjet.

Elezi u shpreh se ligji ndalon që mjetet e ujit të hyjnë në breg, ndaj Tase ka shkelur ligjin duke vrarë një fëmijë jo nga pakujdesia.

“Është vrasje me paramendim, ai nuk parashikon pasojat që mund të ndodhë dhe çfarë mund të ndodhë. Por që ai është i bindur që fute në këtë zonë,…pra më thoni si qenka vrasje nga pakujdesia, si e vrau…? Ku e vrau jashtë bovave? Ky fëmijë u vra buzë detit. Ligji nuk të lejon zotëri. Më e rëndësishmja është se është punonjës policie i mirë informuar . Uroj që drejtësia në këtë rast të vendoset për vajzë. U vra buzë detit, të ikën mendja. Si mund të më vrasësh fëmijën kot. Unë në punë time, në vendin e përcaktuar nga shteti dhe ti më vjen më vret fëmijën. Nuk e di. Shteti duhet të veprojë. Tani si ka mundësi që goditem nga pas dhe të rrezikoj jetën ty”, tha ai.

Të fundit