Flash News

E-TJERA

Ishte larguar 4 ditë më parë nga shtëpia, gjendet i mbytur i riu nga Librazhdi

Ishte larguar 4 ditë më parë nga shtëpia, gjendet i mbytur i

Një 23-vjeçar që vuante nga sëmundja e epilepsisë është gjetur sot rreth orës 19:00 i mbytur në lumin Shkumbin, në fshatin Hotolisht, Librtazhd.

I riu nga Librazhdi, me inicialet A.K., i cili banonte në fshatin Spathur, kishte humbur që katër ditë dhe njoftimin e largimit të tij nga shtëpia e kshin bërë familjarët.

Librazhd/ Informacion paraprak:

Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K.,  23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd  i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021.

Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit