Flash News

E-TJERA

Ishte marrë me qira, gjendet i përmbysur “Volkswagen” në Vlorë, “zhduken” shoferja dhe pasagjerja

Ishte marrë me qira, gjendet i përmbysur “Volkswagen”

Një mjet tip “Volskwagen” është ka dalë nga rruga në aksin Vlorë Kuç dhe është përmbysur.

Sipas policisë, mjeti është marrë me qira dhe shoferja bashkë me pasagjeren janë “zhdukur” nga vendngjarja. Policia njofton se dy shtetaset janë larguar me një mjet të çastit.

Deri tani asnjë i lënduar nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë shëndetësore.

Njoftimi:

Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskwagen”.

Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase. Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet. Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme.

 

Të fundit