Flash News

E-TJERA

Ishte me biçikletë, kamioni përplas për vdekje një person në Kombinat

Ishte me biçikletë, kamioni përplas për vdekje një

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Misto Mame”, Kombinat.

Një kamion ka përplasur për vdekje një person që po ecte me biçikletë. Viktima nuk është identifikuar ende nga policia, por ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është S. D., 51-vjeç. Blutë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

"Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit