Flash News

E-TJERA

Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë

Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku 47-vjeçari Çelnik Malçellari, nga fshati Sovjan i Maliqit, u gjet i pajetë në automjetin e tij në një rrugë dytësore në unazën e qytetit.

Hetimet e deritanishme, duke përfshirë ekzaminimet mjekoligjore, dyshojnë se viktima ka humbur jetën nga hipertensioni, ndërkohë që dyshohet se ai mund të ketë përdorur stimulues përpara vdekjes.

Në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar shtetasin V. Sh., 37 vjeçe, e cila ishte në automjet dhe kryente marrëdhënie seksuale me viktimën kundrejt pagesës. Ajo akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit