Flash News

E-TJERA

Ishte ndaluar sot nga policia, i riu vetëvaret në komisariatin e Kavajës

Ishte ndaluar sot nga policia, i riu vetëvaret në komisariatin e

Një i ri dyshohet se i ka dhënë fund jetës në ambientet e komisariatit të policisë në Kavajë.

31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet të jetë vetëvrarë me çarçaf.

Ai ishte ndaluar sot nga policia pasi akuzohej për vjedhje dhe ishte dënuar nga gjykata.  

Sipas policisë në një njoftim zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.

"Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku në dhomat e sigurisë u gjet pa shenja jete, shtetasi I. M., i dyshuar si i vetëvarur, i cili ishte ndaluar mesditën e sotme, informojmë se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e interesuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", thuhet në reagimin e policisë. 

Kujtojmë që më 26 mars një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në komisariatin e Kamzës, ku një i ndaluar i vuri flakën qelisë dhe humbi jetën, ndërsa mbeti i lënduar edhe një oficer policie.

Të fundit