Flash News

E-TJERA

Ishte ndërtuar në zonë të mbrojtur, sekuestrohet restoranti i njohur në Lezhë

Ishte ndërtuar në zonë të mbrojtur, sekuestrohet restoranti

Është vënë nën sekuestro preventive pas një kërkesë të Prokurorisë së Lezhës hoteli i njohur në Ishull Lezhë ‘Trëndafili Mistik’ i njohur si ‘Te Diella’.

Ky subjekt rezulton se është i regjistruar me dokumente të falsifikuara dhe i ndërtuar në një zonë të mbrojtur, e cila është tokë shtet. 

Prokuroria ka konstatuar se hoteli rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ndue Pal Loshi, ndërsa sekuestrimi vjen pas denoncimit të rastit nga shtetasit Ardian Milka.

Nga hetimi i zhvilluar ne lidhje me kete procedim penal ka rezultuar e provuar se: Punonjes te administrates shteterore kane favorizuar regjistrimin e pasurive te palujtshme per disa shtetas te cilet kane perfituar ne menyre te paligjshme prona shteterore ne zonen bregdetit nepermjet pergatitjes se AMTP-ve shtese dhe te fallsifikuara.

Keto prona shteterore jane regjistruar ne ZVRPP me qellim tjetersimin tyre nepermjet shitjeve te njepasnjeshme, disa prej te cilave fiktive, me qellim humbjen e vemendjes nga perfituesi fillestar i prones. Sasia e pronave qe dyshohet se jane perfituar ne menyre te paligjshme, eshte rreth 200 dynym, prona keto te gjitha ne bregun detit, me vlera te larta per turizmin, bregdeti Kune Vain” – thuhet ndër të tjera në konstatimet e Prokurorisë.

 

Të fundit