Flash News

E-TJERA

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

Policia gjermane ka arrestuar një një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet bëjnë me dije se 40 vjeçari u arrestua pas një kontrolli të kryer nga oficerët e inspektimit të policisë kufitare të Lindau.

Pas verifikimeve u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe në automjet u gjetën edhe disa gramë kokainë.

Shqiptari rezultoi se ishte në efektin e alkoolit dhe të drogës ndonëse ishte drejtues i mjetit.

 

Të fundit