Flash News

E-TJERA

Ishte në kërkim nga Turqia për tentativë vr*sje, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari turk

Ishte në kërkim nga Turqia për tentativë vr*sje, arrestohet

Arrestohet në Tiranë një person në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga 2 autoritete në Turqi, për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje.

Policia shqiptare njofton se u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Umit Oncu, 44 vjeç, i njohur edhe si kreu i një organizate kriminale. 

"I akuzuar nga 2 autoritete në Turqi, për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje, kapet në Tiranë, kreu i një organizate kriminale.

Si rezultat i punës operacionale profesionale dhe të mirorganizuar të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe i bashkëpunimit të ngushtë me homologët turq, u finalizua operacioni policor i koduar “Multiple”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Umit Oncu, 44 vjeç.

-Prokuroria e Izmirit i ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim të dokumenteve dhe heqje të paligjshme të lirisë.


-Gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçari", njofton policia. 

Të fundit