Flash News

E-TJERA

Ishte në kërkim si i përfshirë në dosjen Habilaj, vetëdorëzohet ish-shefi i Sektorit të Krimeve në Vlorë

Ishte në kërkim si i përfshirë në dosjen Habilaj,

Pas më shumë se tre vitesh në kërkim është vetëdorëzuar ish-shefi i Sektorit të Krimeve në Policinë e Vlorës, Gjergji Kohila.

Mesohet se Kohila u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gjykata e Posaçme dënoi fillimisht me 12 vite burg ish-efektivin e policisë Gjergji Kohila për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit kriminal. Kohila do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burg. 

Ish-shefi i Sektorit të Krimeve në Policinë e Vlorës është hetuar në të njëjtën dosje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-kreun e Policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe ndodhet prej vitesh në kërkim.

Sipas SPAK, Kohila ka qenë i implikuar në aktivitetin kriminal të të ashtuquajturës “Banda e Habilajve” duke i lehtësuar atyre veprimtarinë në trafik.  

 

 

Të fundit