Flash News

E-TJERA

Ishte në orën e pushimit, arratiset nga burgu shqiptari në Zvicër

Ishte në orën e pushimit, arratiset nga burgu shqiptari në

Një shqiptar është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht.

Mediat zviceriane raportojnë se ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk përbën kërcënim për publikun, teksa duke iu referuar burimeve pranë autoriteve, dyshohet se ai mund të jetë larguar nga Zvicra.

Shqiptari nuk e ka pasur të vështirë npër t’u arratisur. Ai ka përfituar nga disa orë pushim nga burgu gjatë drekës të martën e kaluar dhe ka ikur.

“I burgosuri nuk u vu re kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimet e tij në orën e caktuar” thotë Daniel Graf, zëdhënës i shtypit për Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Lucernit (JSD), për Zentralplus.

 

Të fundit