Flash News

E-TJERA

“Ishte një djalosh në atë kohë”, ish-ministri i Jashtëm tregon takimin me Bashën kur priti delegacionin nga Kosova

“Ishte një djalosh në atë kohë”, ish-ministri i

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e ka cilësuar debatin dhe akuzat e ngritura ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ka fshehur kasetën e filmuar nga Milaim Bellanica të masakrës së Krushës së Madhe, një kohë të humbur.

Sipas Milos, në ‘Open’, akuzat po thellohen pasi jemi para zgjedhjeve elektorale, ndërsa tregon kohën kur priti Bashën në zyrë, bashkë me delegacionin nga Kosova.  

“Bashën e kam pritur në zyrë kur isha ministër i Punëve të Jashtme. Me takonte të prisja delegacione nga Kosova.

Unë nuk dua të bëj avokatin e askujt, por debati për kasetën nuk është thelbi i problemit. Jam dakord se nëse Basha e ka marrë kasetën dhe thotë s’e kam marrë, mbetet në ndërgjegjen e tij morale, por shtrohet pyetja kur kemi me dhjetëra filmime çfarë peshe do ngrinte edhe një më shumë.

Kur e ka marrë kasetën, nëse e ka marrë, ka qenë një djalosh i punësuar dhe ka përkthyer në UNMIK.

Unë që kam qenë dëshmitarë dhe kemi punuar nga afër. Nuk ja vlen të harxhojmë kaq kohë, nerva e emisione për një çështje që nuk na zgjidh problemin, por përdoret si instrument për luftë politike në Shqipëri”, tha Milo.  

Të fundit