Flash News

E-TJERA

“Ishte një engjëll”, mes lotësh, babai i Ilaria Sulës kërkon drejtësi në varrimin e së bijës

“Ishte një engjëll”, mes lotësh, babai i Ilaria

Me dhimbje të thellë dhe lot në sy, babai i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vra barbarisht nga ish-i dashuri i saj në Itali, kërkoi drejtësi në ceremoninë mortore të mbajtur në Terni. Flamur Sula, në një deklaratë emocionale, u shpreh se vajza e tij nuk e meritonte këtë fund tragjik dhe se autori duhet të marrë dënimin maksimal.

“Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, tha ai mes lotësh.

22-vjeçarja shqiptare u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj, një shtetas filipinas, i cili pas krimit e futi trupin në një valixhe dhe e hodhi në një greminë. Ngjarja tronditi opinionin publik italian dhe shqiptar.

Në ceremoninë mortore në varrezat e Ternit morën pjesë më shumë se tre mijë qytetarë, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë së Ternit, Stefano Bandecchi, i cili dënoi me forcë aktin makabër.

“Ilaria gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për t’u quajtur burrë,” u shpreh Bandecchi, ndërsa garantoi se drejtësia duhet të veprojë pa mëshirë për një akt të tillë të tmerrshëm.

Familja e Ilarias shpreson që drejtësia italiane të mos i japë premtime të kota, por të tregojë se vrasjet e vajzave nuk do të tolerohen.

Të fundit