Flash News

E-TJERA

Ishte parashikuar për nesër, shtyhet bllokimi i ish-sheshit Shqiponja; si do të devijohet qarkullimi

Ishte parashikuar për nesër, shtyhet bllokimi i ish-sheshit Shqiponja;

Shtyhet me një javë bllokimi i ish-sheshit ‘Shqiponja’. Megjithëse ishte parashikuar që mbyllja të bëhej nesër, mësohet se do të shtyhet për javën tjetër, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar se si do të devijohet qarkullimi.

Kujtojmë se, gjatë njoftimit të planit për menaxhimin e trafikut ditë më parë, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.

“Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ndërkaq, punimet tek ish-sheshi Shqiponja pritet të zgjasin 4 muaj.

Të fundit