Flash News

E-TJERA

Ishte pjesë e trupës që dënoi Saimir Tahirin, gjyqtarja kalon vetingun

Ishte pjesë e trupës që dënoi Saimir Tahirin, gjyqtarja

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, e cila ka qenë pjesë e trupës që dha vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.

Edhe pse trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Firdes Shuli anëtare, ngriti dyshime në seancën dëgjimore për pasurinë e Hajredinajt, ajo arriti të kalonte sot vetingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mundësitë financiare të gjyqtares dhe vjehrrit të saj për një dhuratë prej 40 mijë eurosh, ndërkohë që në seancë u debatua edhe mbi dy qëndrime të ndryshme të DSIK.

Hajredinaj ka një karrierë prej dy dekadash në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar fillimisht si gjyqtare në Dibër dhe prej vitit 2003 në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Me shkrirjen e kësaj gjykate si rrjedhojë e reformës në drejtësi, Hajradinaj kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kujtojmë se ajo ka qenë pjesë e trupës dha vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 5 vjet burg dhe përfundimisht 3.4 vjet heqje lire për shkak të uljes së 1/3 nga gjykimi i shkurtuar, i cili u konvertua në shërbim prove. Ky vendim u prish më vonë nga gjykata e Apelit.

Të fundit