Flash News

E-TJERA

"Ishte planifikuar ditë e zezë për Shqipërinë", Meta zbardh telefonatën me Ruçin për shtyrjen e zgjedhjeve të 2019

"Ishte planifikuar ditë e zezë për

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur prapaskenat e vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale 2019.

Në një intervistë për Top Story në TCH, Meta tha se për dekretin kishte biseduar në telefon vetëm me ish kreun e kuvendit, Gramoz Ruçin.

I bëra një telefonatë zotit Ruçi si kryetar i parlamentit, që përpara se të bëja këtë akt për shtyrjen e zgjedhjeve ta njoftoja paraprakisht. Me zotin Rama kisha fol më përpara dhe i kam thënë se unë jam i angazhuar për zgjedhje bashkiake shumë partiake, jo për zgjedhje të parakohshme siç kërkonte zoti Basha. Ajo ishte planifikuar si një ditë e zezë për shqiptarët. Unë doja të isha institucional dhe besoja te pjekuria e zotit Ruçi. Besoj gjithashtu se zoti Rama ka qenë në dijeni të asaj që do të ndodhte dhe i interesonte. Pasi nëse do të ndodhte goditja, do akuzohej opozita për këtë çështje. Unë e gjykova që kjo ishte zgjidhja më e mirë në këto rrethana. Unë mora një përgjegjësi në emër të paqes sociale në emër të shpëtimit të integrimit, kam këmbëngulur në mënyrë të përsëritur për një dialog. Ja ku i keni shkresat që i kam dërguar Ramës për dialog, nuk ishte i interesuar.

Por me sa duket as Basha nuk ka qenë, pasi nuk u regjistrua në zgjedhjet bashkiake të shtyra. Ky është një film shumë i qartë, që nga çadra, që nga mos hyrja në zgjedhjet vendore dhe për të vijuar më pas në ditët ku jemi”, tha presidenti Meta.

Po ashtu, Meta u shpreh se dita e zgjedhjeve më 25 prill do të ishte më e rëndë se sa ngjarja e Elbasanit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, nëse s’do të ndërhynte ai.

“Nuk e di se çfarë është LSI sot dhe nuk është detyra ime ta them këtë. 25 prilli do te ishte shumë më rëndë se ngjarja tragjike e Elbasanit, në të gjithë Shqipërinë, në rast se nuk do të ndërhynte Presidenti. Bashkia pa asnjë akt administrativ pa asnjë shkresë prej orësh kishte bllokuar ujin, energjinë.

Nuk mund të shkaktohet dhunë, presidenti në një situatë të tillë nuk mund të jetë pëllumbi i paqes,  po të ishte qëndruar mirë në Kavajë nuk do të kishte ndodhur ngjarja e Elbasanit. Ishte programuar një dhunë sistematike ndaj opozitës. Kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk u kam dalë në mbrojtje akteve të opozitës”, tha Meta.

Të fundit