Flash News

E-TJERA

Ishte rritur 50 cm, si u zbulua parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit

Ishte rritur 50 cm, si u zbulua parcela me kanabis në repartin ushtarak

Zbardhen detaje nga operacioni i policisë në sajë të të cilit u zbulua parcela me 125 bimë kanabis brenda territorit të repartit ushtarak të Zall Herrit, një prej reparteve më të rëndësishme të ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s.

Ishte droni i policisë që kontrollon sipërfaqet e mbjella me kanabis, ai që identifikoi sipërfaqen e mbjellë në territorin e repartit.

Sipas burimeve të policisë, bimët ishin mbjellë rreth 2 muaj më parë dhe kishin arritur një lartësi mbi 50 cm, raporton Neës24.

Policia ka vënë në pranga tre punonjës të reparti të Zall Herrit; Shefin e Seksionit të Sigurisë Gramoz Mullai, Specialistin për Zbulimin Rustem Koçi dhe Specialistin e sigurisë Gentian Zhurda, ndërsa ka proceduar penalisht komandantin e repartit, një zëvendëskomandat, një specialist dhe një magazinier.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, duke lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

 

Të fundit