Flash News

E-TJERA

Ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh, gjendet i pajetë në banesë ushtaraku në Vlorë

Ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh, gjendet i pajetë në

Një 46-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Altin Alikaj, nënoficer në repartin ushtarak 2004 Vlorë ishe shpallur i humbur prej 8 ditësh, ndërsa u gjet i pajetë në banesë sot nga e ëma.

Policia nuk bën me dije shkakun e vdekjes së ushtarakut.

“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit