Flash News

E-TJERA

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Itali

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Itali

Ishte shpallur prej dy ditësh i zhdukur nga familjarët e tij, ndërsa sot biznesmeni shqiptar Fatmir Ara 43-vjeç, është gjetur i vdekur në fshatin San Carlo Cavanese afër Torinos.

Mediat italiane shkriajnë se 43-vjeçari shqiptar është i qëlluar me armë dhe është gjetur në tokë pak hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rrugice të vogël.

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Itali

Ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat. Hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas për zbulimin plotë të ngjarjes.

Të fundit