Flash News

E-TJERA

Ishte shpallur në kërkim dhe i dënuar me 7 vite burg, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Ishte shpallur në kërkim dhe i dënuar me 7 vite burg, arrestohet

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi Marko Blushi, i cili ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprimatri kriminale në fushën e narkotikëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Tiranës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Decision”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Dalliu”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Marko Bushi, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit