Flash News

E-TJERA

Ishte shpallur në kërkim, gjendet i pajetë në një bunker 36-vjeçari në Tiranë

Ishte shpallur në kërkim, gjendet i pajetë në një

Gjendet i pajetë një 36-vjeçar në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, I. M., 36 vjeç është gjetur pa shenja jete në Institut Bujqësor. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit