Flash News

E-TJERA

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 35-vjeçarja arrestohet në Shqipëri

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 35-vjeçarja

Një 35-vjeçare ka rënë në prangat e policisë për krime të kryera kundër familjes si rrëmbimi. Policia bën me dije se ajo është arrestuar në hyrje të Shqipërisë dhe do të ekstradohet në Norvegji.

A. M., banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krimet e kryera në Norvegji. Veprimet procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë së Pogradecit.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemusht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Të fundit