Flash News

E-TJERA

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga

Është ekstraduar nga Italia 32-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Edison Cuka alias Edison Gjoka ishte shpallur në kërkim pasi SPAK i kishte vendosur masën e sigurimit "arrest në burg" për "ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

"Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.

Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve", njofton policia.

Të fundit