Flash News

E-TJERA

Ishte shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm kufiri, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Ishte shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm

Policia ka ndaluar një shtetas me inicialet N.H, i cili ishte shpallur në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e policisë thuhet se 36-vjeçari, banues në fshatin Vloçisht në Maliq, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me 20 ditë burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Veprimet e mëtejshme u kryhen nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë/Ndalohet 1 shtetas në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. -Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim N. H., 36 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi gjatë verifikimit në sistem rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Veprimet e mëtejshme u kryhen nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 22 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë në kokë një 43-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës”, u kap duke transportuar me një automjet tip kamion, një sasi dru zjarri, të prera në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të fundit