Flash News

E-TJERA

Arrestohet me Laert Haxhiun 22-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen e djalit të biznesmenit

Arrestohet me Laert Haxhiun 22-vjeçari i shpallur në kërkim

Një tjetër person i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”.

22-vjeçari Firedus Berberi i cili u vu ne pranga qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu.

"Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar  falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M", njofton policia. 

Kush eshte Fideus Berberi

Fideus Berberi u shpall vjet në kërkim nga Policia e Shtetit së bashku më shokun e tij Greis Maxhari, pasi akuzohen për plagosjen e Johan Muçllarit. Me familjen e këtij të fundit, babai i Firedusit, Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” ka pasur konflikte që kanë çuar deri në planifikimin e atentateve, por edhe i biri nuk është emër i panjohur për Policinë.

Kjo pasi 3 vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të fundit