Flash News

E-TJERA

Ishte zhdukur prej 2 ditësh, gjendet i pajetë 30-vjeçari në liqenin e Benjës

Ishte zhdukur prej 2 ditësh, gjendet i pajetë 30-vjeçari

Nje i ri është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Benjës në Gramsh, trupi i të riut i cili rezultonte i zhdukur prej dy ditësh. Viktima është I.Brahimi nga fshati Pishaj, i cili punonte si bari.

"Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje", njofton policia. 

Të fundit