Flash News

E-TJERA

Islami: Rama, sekser i një grupimi të caktuar në Perëndim. Rotacionin e bëjnë ndërkombëtarët

Islami: Rama, sekser i një grupimi të caktuar në Perëndim.

Ish ministri i Jashtëm, Kastriot Islami deklaron se në vendin tonë një parti vjen në pushtet vetëm kur ka mbështetje ndërkombëtar.

Në rastin e Edi Ramës që po kërkon një mandat të kartët, Islami tha në A2 CNN se kryeministri  mund të jetë sekseri i një grupimi të caktuar në Perëndim.

Unë në 30 vjet në politikë kam parë që kur vjen një forcë në pushtet në mandatin e parë mbështetet nga jashtë, nga SHBA dhe BE. Në fillim të mandatit të dytë fillojnë kritikat. Dhe në fund të mandatit i nxihet puna duke iu thënë që keni qenë të korruptuar. Është hera e parë që Rama merr mbështetje dhe për mandatin e katërt. Kjo më çudit.

Kjo më lë të kuptoj që ka diçka. Mendoj që Rama është seksesi i një grupimi të caktuar në perëndim. Në SHBA konkretisht, është miku më i ngushtë i Soros. Por problemi është se ata duan ta zëvendësojnë më Erion Veliajn”, tha Islami.

 

 

Të fundit