Flash News

E-TJERA

Ismail Kadare u shua/ BE: Zëri i tij i fuqishëm letrar jehoi në gjithë Evropën

Ismail Kadare u shua/ BE: Zëri i tij i fuqishëm letrar jehoi në

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të shkrimtarit  të Ismail Kadaresë. 

Në një postim në Facebook, thuhet se zëri i tij i fuqishëm letrar bëri jehonë në të gjithë Evropën, dhe shfaqi kulturën e pasur dhe të larmishme në mbarë botën. 

POSTIMI I DELEGACIONIT TË BE: 

Lajm i trishtë nga Tirana sot.

Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. 

Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij. Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë.

 

Të fundit