Flash News

E-TJERA

Ismail Kadare u shua, SHBA: Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës

Ismail Kadare u shua,  SHBA: Vepra e tij ka krijuar ura midis

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit më të madh shqiptar të njohur botërisht, Ismail Kadaresë.

Në reagimin e tyre në facebook, shprehen pikëllimi për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020. Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan ambasada.

 

Të fundit