Flash News

E-TJERA

Ismail Kadares i jepet nënshtetësia e Kosovës

Ismail Kadares i jepet nënshtetësia e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekretin që i jep shkrimitarit Ismail Kadare, inënshtetësinë e Republikës së Kosovës. 

Sipas presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është një nderim nga shteti i Kosovës për autorin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”-tha Osmani.

Dekreti i nënshtetësisë, do t`i dorëzohet shkrimtarit nga presidentja Osmani, e cila do të takohet me Kadaren gjatë një vizite në Shqipëri.

Të fundit