Flash News

E-TJERA

ISP ngre shqetësimin: Asnjë parti nuk verifikoi të kaluarën e kandidatëve për deputetë

ISP ngre shqetësimin: Asnjë parti nuk verifikoi të kaluarën
Foto ilustruese

Referuar afatit të fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, Inistituti i Studimeve Politike thotë se partitë politike kanë refuzuar mekanizmat që vërtetojnë pastërtinë e figurës.

ISP ngre si shqetësim se asnjë parti nuk ka ushtruar të drejtën për të verifikuar në Prokurori dhe AIDSSH të kaluarën e kandidatëve.

Gjithashtu shton se këto dy mekanizma ligjore, kur u miratuan në Kuvend u  konsideruan si ris, ndërsa sot janë refuzuar të aplikohen.

"Me keqardhje konstatojmë se vetë partitë i refuzojnë këto mekanizma, duke nxjerrë në pah jo vetëm kontrastin midis ligjit dhe zbatimit të tij, por edhe midis retorikës që partitë përcjellin në publik dhe akteve konkrete të tyre", thuhet në njoftimin e ISP-së.

Ky i fundit thekson se qytetarët meritojnë kandidatë me integritet dhe që i zbatojnë ligjet që vet miratojnë.

ISP ngre shqetësimin: Asnjë parti nuk verifikoi të kaluarën

ISP ngre shqetësimin: Asnjë parti nuk verifikoi të kaluarën

Të fundit