Flash News

E-TJERA

ISP ngre shqetësimin: Po shkelet Kodi Zgjedhor, punonjës të administratës publike pjesë e listave për deputetë; thirrja për KQZ-në

ISP ngre shqetësimin: Po shkelet Kodi Zgjedhor, punonjës të
Foto ilustruese

Insitituti i Studimeve Politike ka konstatuar se në listat për deputetë janë vendosur persona të cilët janë funksionarë të administratës publike, gjë e cila bie ndesh me Kodin Zgjedhor. ISP evidenton nenin 63 të Kodit, i cili përcakton kushtet për kandidat për deputet dhe raëstet e papajtueshmërisë.

ISP ngre shqetësimin: Po shkelet Kodi Zgjedhor, punonjës të

ISP ngre shqetësimin: Po shkelet Kodi Zgjedhor, punonjës të

Sipas ISP-së, zyrtarët që janë 100% në fushatë, nuk mund të jenë 100% në zyrë/punë. Nga ana tjetër, qytetarët paguajnë me taksat e tyre zyrtaret e çdo niveli, por gjithashtu paguajnë edhe fushatën elektorale. Nëse kandidatët bëjnë edhe fushatë edhe rolin e zyrtarit ata de facto konsumojnë dy herë taksat tona dhe krijojnë një situatë të shkeljes së etikës apo të konfliktit të interesit, shton ISP.

Kjo e fundit evidenton se se drejtues të enteve publike (energji, posta, kadastër, shëndetësi, arsim, etj), si dhe të institucioneve (inspektorate, bashki, universitete, etj janë përfshirë kandidatë për deputetë në listat shumëemërore të partive politike, pa dhënë dorëheqje nga postet apo pa kryer pezullimin nga detyra.

Sipas saj, disa prej tyre vijojnë madje të marrin vendime për tendera dhe operacione financiare që kalojnë buxhetin shtetëror për fushatën në zonën ku kandidojnë.

ISP i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zgjidhë menjëherë këtë problematikë të përsëritur, e cila është kritikuar edhe OSBE/ODHIR.

"Bazuar në legjislacionin zgjedhor, në praktikat e mira europiane të zgjedhjeve dhe në standardet e etikën për zyrtarët e lartë, KQZ duhet të hartojë listën e funksioneve të papajtueshme me pozitën e kandidatëve për deputetë dhe të kërkojë nga institucionet përgjegjëse respektimin prej tyre të parimeve ligjore dhe etike lidhur me papajtueshmërinë me kandidimin zgjedhor", thuhet ndër të tjera në njoftimin e ISP-së.

Të fundit