Flash News

E-TJERA

Itali/ 22-vjeçari shqiptar humb jetën në fabrikë pas shpërthimit të një kallëpi metali

Itali/ 22-vjeçari shqiptar humb jetën në fabrikë pas

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rajonin e Friulit në Itali, ku një 22-vjeçar shqiptar, Daniel Tafa, ka humbur jetën në vendin e punës. I riu punonte në një fabrikë që merrej me stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali shpërtheu, duke lëshuar një copë që e goditi atë në shpinë.

Pavarësisht përpjekjeve të kolegëve dhe shërbimeve të emergjencës, Danieli humbi jetën në vend. Një prej kolegëve të tij tregoi për mediat vendase detaje nga momentet e fundit:

“Ishte vendosur një copë në presë për një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi, por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi.”
E dhimbshme është se vetëm një ditë më parë, më 24 mars, Danieli kishte festuar 22-vjetorin e lindjes. Ai ishte në turnin e natës kur ndodhi aksidenti fatal.

Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për të zbuluar nëse ngjarja ndodhi si pasojë e një defekti teknik të makinerisë apo një gabimi njerëzor.

Ky nuk është rasti i vetëm tragjik i shqiptarëve në vendin fqinj. Vetëm disa ditë më parë, një tjetër i ri shqiptar, Gentjan, 31 vjeç, humbi jetën në një fermë në Itali. Ai po drejtonte një traktor kur, për arsye ende të paqarta, mjeti ra në një kanal dhe u përmbys, duke e zënë poshtë.

 

Të fundit