Flash News

E-TJERA

Itali/ 3 shqiptarë arratisën nga burgu i Trevisos, “ia hedh” anëtari i bandës së Niklës

Itali/ 3 shqiptarë arratisën nga burgu i Trevisos, “ia

Tre shqiptarë u arratisën mëngjesin e sotëm nga burgu i Trevisos në Itali. Por dy nga tre të dënuarit u kapën shumë shpejt nga policia.

I vetmi që i ka shpëtuar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

Pula është anëtar i bandës së Niklës. Mediat italiane bëjnë me dije se ata kanë prerë hekurat e qelisë dhe jkanë zbritur nga ndërtesa me çarçafë.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve .

 

Të fundit