Flash News

E-TJERA

Itali/ 30-vjeçari shqiptar bie nga skela 10 metra, humb jetën

Itali/ 30-vjeçari shqiptar bie nga skela 10 metra, humb jetën

Një punëtor 30-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë nga një ndërtesë ku po punonte në San Severino Marche (Macerata) në Itali. 

Ansa shkruan se rreth i riu orës 17:30 ka mbërritur me makinë me nënën e tij, ka zbritur dhe është futur në kantier.

Pasi u ngjit në katet e sipërme ai ra rreth dhjetë metra. Prej vitesh ai ishte banor i komunës së Maceratës.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Mendohet se burri mund të ketë humbur ekuilibrin ndërsa lëvizte mbi strukturë.

Por kjo nuk është hipoteza e vetme. Nga hetuesit po shqyrtohet edhe mundësia që të ketë qenë një gjest vullnetar, pasi u dëshmua nga familjarët.

118 dhe një ambulancë ka tentuar ndihmën e parë, por punëtori ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plageve të marra. 

Të fundit