Flash News

E-TJERA

Itali, 43-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punës nga asfiksia në një cisternë

Itali, 43-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punës nga

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një kantinë vere, ku punonte në Itali. Viktimë ka mbetur 43-vjeçari, Dritan Mecaj.

Ky i fundit është asfiksuar teksa punonte brenda një rezervuari çeliku, që zakonisht përdoret për të ruajtur verën, por dioksidi i karbonit i mori jetën shqiptarit.

Mediat italiane shkruajnë se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën 14 dhjetor, rrëth orës 11:30, në Cessalto brenda kantinës Corvezzo.

Dritan Mecaj jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe punonte në vreshtat e Corvezzo që nga viti 1992. Ai ishte baba i një djali 11-vjeçar.

“Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.

 

Të fundit