Flash News

E-TJERA

Itali/ 51-vjeçari shqiptar dënohet me mbi 6 vite burg për dhunë në familje dhe abuzim sek*ual

Itali/ 51-vjeçari shqiptar dënohet me mbi 6 vite burg për

Një shtetas shqiptar 51-vjeçar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg nga autoritetet italiane, pas akuzave për dhunë në familje dhe abuzim seksual. Mediat italiane raportojnë se i dënuari, me precedentë penalë të mëparshëm, u arrestua pas një hetimi të nisur nga denoncimi i ish-partneres së tij.

Sipas hetimeve, shqiptari akuzohet se gjatë periudhës 2018-2023 ka ushtruar dhunë sistematike fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, duke e detyruar gruan të jetonte në një gjendje të përhershme frike dhe pasigurie.

Pas arrestimit fillestar dhe vendosjes në masën e arrestit shtëpiak, autoritetet gjyqësore italiane vendosën transferimin e tij në burgun e Raguzës, ku do të vuajë dënimin përfundimtar.

Rasti ka rikthyer në vëmendje problematikat e dhunës në familje dhe abuzimeve që shpeshherë mbeten të pazbuluara për vite me radhë, derisa viktimat gjejnë guximin për të denoncuar.

Të fundit