Flash News

E-TJERA

Itali/ Gjendet i pajetë në rrugë avokati shqiptar

Itali/ Gjendet i pajetë në rrugë avokati shqiptar

Një avokat me origjinë shqiptare është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në një rrugë në zonën e Reggio-s në Itali.

Mediet italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si Aineo Redo një 49 vjeçar nga Shqipëria, me profesion avokat. Redo është gjetur i vdekur në rrugë pranë San Giuseppe në Emilia Santo, me një prerje në fyt. Ishte një kalimtar i rastësishëm që jeti trupin e pajetë të shqiptarit.

Nga vëzhgimet paraprake të hetuesve thuhet se 49 vjeçarit i është gjetur në dorë një thikë, çka hidhen dyshime që të jetë vetëvrarë ose të jetë inskenuar e gjitha.

Hetimet po vijojnë, ndërsa mësohet se nuk ka pasur dëshmitarë okularë.

Të fundit