Flash News

E-TJERA

Itali/ Makina përplaset me murin rrethues të varrezave, humb jetën 25-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij

Itali/ Makina përplaset me murin rrethues të varrezave, humb

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Itali, me pasojë vdekjen e dy të rinjve, njeri prej të cilëve shqiptar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Montorio Romano, Itali. Viktimat janë Erik Vuka dhe Dante Cappai, dy të rinj të moshës 25 dhe 23 vjeç.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi mbrëmjen e 6 Janarit në zonën e varrezave, në veri të kryeqytetit. Makina që drejtohej nga shqiptari Erik Vuka, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta, dhe 25-vjeçari përfundoi në krahun e kundërt të rrugës dhe u përplas me murin rrethues të varrezave.

Miku i tij 23-vjeçar Dante Cappai vdiq në vendngjarje, ndërsa i riu shqiptar u nxor nga automjeti nga forcat zjarrfikëse. Ai u transportua në gjendje kritike në spital, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Vdekja e dy të rinjve ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin ku ata jetonin. Për ngjarjen e rëndë autoritetet italiane kanë nisur hetimet.

Eriku mësohet se jetonte në Montorio Romano, ndërsa miku i tij italian, punonte si shofer dhe jetonte në Nerola.

Të fundit