Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Itali/ Tentoi të arratisej nga policia, shqiptari aksidentohet dhe bie në prangat e karabinierëve
Një i ri shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi nuk zbatoi urdhrin e karabinierëve për të ndaluar teksa lëvizte më një makinë tip Fiat të cilën e kishte marrë me qira.
20-vjeçari ka tentuar të arratiset me shpejtësi së bashku me tre pasagjerë të tjerë, por u kap nga ushtarakët në via GB Grassi në Caserta, në zonën e Brianos, pasi u përfshi në një aksident për shkak të manovrave që bëri gjatë arratisjes.
Ndjekja, e cila vazhdoi me shpejtësi të madhe, përfundoi kur i arrestuari, duke drejtuar makinën, pasi kishte kryer manovra të rrezikshme për shoferët e shumtë të pranishëm në të dy korsitë, humbi kontrollin e mjetit, duke goditur fillimisht ishullin e trafikut pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë, duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës.
Pavarësisht nga përplasja e dhunshme, tre nga katër personat në mjet, të gjithë me sa duket të padëmtuar, vazhduan arratisjen në këmbë, duke humbur gjurmët e tyre në fshatin përreth, shkruajnë mediat italiane.