Flash News

E-TJERA

Itali/ Tentoi t’i shpëtonte dhunës së bashkëshortit, shqiptarja hidhet nga ballkoni

Itali/ Tentoi t’i shpëtonte dhunës së bashkëshortit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një nënë shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës në katin e dytë pasi bashkëshorti i saj po e dhunonte.

Mediat vendase raportojnë se shqiptarja është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në via Zanardi, pasi çifti kishte debatuar fillimisht me njëri-tjetrin.

Burri rreth 40 vjeç nga Shqipëria e akuzonte partneren se e ka tradhtuar dhe në këto kushte ka nisur ta dhunojë partneren. Në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës, shqiptarja është hedhur nga ballkoni.

Ajo u ka thënë oficerëve se ishte hedhur vetë nga ballkoni, sepse kishte frikë se mos e vriste, e nga dhuna dhe xhelozia.

Të fundit