Flash News

E-TJERA

Italia, Anglia dhe Portugalia në fushë, mësoni sfidat e sotme për kualifikueset e “Euro 2024”

Italia, Anglia dhe Portugalia në fushë, mësoni sfidat e sotme

Shumë sfida interesante luhen ditën e sotme për kualifikueset e Evropianit “Gjermani 2024”. Interesi është i madh duke parë prestigjin e disa kombëtareve që kanë bërë histori në futboll.

Gjithçka nis në orën 13:00 me sfidën Kazakistan-Danimarkë. Në orën 18:00, në Grupin C luhet sfida Angli-Ukrainë, me “Tre Luanët” që vijnë me moralin e ngritur pas fitores 2-1 ndaj Italisë dhe do kërkojnë pikët e radhës.

Po në të njëjtin grup në orën 20:45 Italia do kërkojë pikët e para, ku përballë do ketë një kundërshtar të lehtë në letër si Malta.

Në fushë do të zbresë dhe Portugalia e Cristiano Ronaldos, që ndeshet me Luksemburgun në transfertë për tre pikët e radhës në Grupin J.

NDESHJET E DITËS SË SOTME

GRUPI C

ANGLI – UKRAINË 18:00

MALTË – ITALI 20:45

GRUPI H

KAZAKISTAN – DANIMARKË 15:00

SLLOVENI – SAN MARINO 18:00

IRLANDË E VERIUT – FINLANDË 20:45

GRUPI J

LIHTENSHTEIN – ISLANDË 18:00

LUKSEMBURG – PORTUGALI 20:45

SLLOVAKI – BOSNIE & HERCEGOVINË 20:45

Të fundit