Flash News

E-TJERA

Italia ashpërson masat për Shqipërinë, s'do të lejohen udhëtimet turistike

Italia ashpërson masat për Shqipërinë, s'do të

Italia ka shtrënguar kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë. Duke nisur nga dita e martë qytetarët shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Italisë për arsye turistike.

Ndërsa qytetarët që do të shkojnë për punë, arsye shëndetësore ose urgjencë si dhe ata që janë rezidentë në Itali mund të shkojnë në shtetin fqinjë.

Vendimi i ri është firmosur nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza. Në vendimin e ri Shqipëria është vendosur në zonën E të kufizimeve, nga zona D që ishte më parë.

Qytetarët që bëjnë pjesë në kategoritë e lejuara duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19 të 72 orëve të fundit.

Në rast se nuk paraqesin testin ose çertifikatën që vërteton se janë të vaksinuar, qytetarët duhet të karantinohen për pesë ditë dhe në përfundim të izolimit duhet t'i nënshtrohen një tjetër testimi. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 15 dhjetor të këtij viti.

 

 

Të fundit