Flash News

E-TJERA

Italia dështoi të kualifikohet në Botëror, jep dorëheqjen kreu i Federatës Gabriele Gravina

Italia dështoi të kualifikohet në Botëror, jep

Gabriele Gravina nuk është me president i Federatës Italiane të Futbollit. Vendimi erdhi pasi Italia dështoi të kualifikohet në Botëror për të tretën herë radhazi.

Gabriele Gravina e dha dorëheqjen në mbledhjen urgjente me drejtuesit e Lega Serie A, Serie B, Lega Pro, Shoqatën e Trajnerëve dhe të Futbollistëve.

Tashmë kanë dalë emrat e kandidatëve për të pasuar Gabriele Gravinën në krye të qeverisë së Futbollit Italian.

Bëhet fjalë për ish presidentin e Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete që ka qenë edhe më parë president i FIGC në periudhën 2007-2014.

Ndërkaq në këtë pikë janë shfaqur dhe emrat e Matteo Marani, President i Lega pro, ndërkohë pak më larg është Demetrio Albertini që gëzon mbështetjen e futbollistëve.

Të fundit