Flash News

E-TJERA

Italia diskuton shtetësinë e fëmijëve të emigrantëve, përfitojnë edhe shqiptarët

Italia diskuton shtetësinë e fëmijëve të

Parlamenti italian po diskuton ligjin që iu jep fëmijëve të emigrantëve shtetësinë italiane.

Kreu i Dhomës së deputetëve të Italisë, Roberto Fico, sqaroi ligji do të jetë i vlefshëm për ata të rinj që janë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollor. Fico theksoi se përfitues të ligjit në fjalë, do të jenë edhe fëmijët e emigrantëve shqiptarë.

"Këto ditë është duke i diskutuar në parlamentin italian ligji mbi shtetësinë në mënyrë që të gjithë ata të rinj që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollor do të mund të përfitojnë shtetësinë italiane. Ata mund të shndërrohen edhe shtetas italianë krahas faktit se janë shtetas shqiptarë", tha Fico.

Fico shtoi se komuniteti shqiptar në Itali është mjaft i integruar dhe niveli i sipërmarrjes së tij, ka arritur në një pikë të lartë.

Roberto Fico e ka dhënë lajmin gjatë një konference për shtyp me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kreu i Dhomës së Deputetëve vjen në Shqipëri në një vizitë tre ditore. Nesër Fico do të zhvillojë takim me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Të fundit