Flash News

E-TJERA

Italia ka nevojë për krah pune, projekti që ofron punësim dhe trajnim për shqiptarët

Italia ka nevojë për krah pune, projekti që ofron punësim
Foto Ilustruese

Në garën për punëtorë të kualifikuar edhe sezonalë ka hyrë dhe shteti italian i cili ka ndërtuar një projekt të madh të përthithjes së “krahut” të shqiptarëve.

Përmes këtij projekti shqiptarët mund të punësohen në tregun e uritur të turizmit italian, madje jo thjesht të punësohen, por dhe të trajnohen sipas standardeve të BE-së në këtë fushë. Përveç turizmit, trajnim dhe punësim do të ofrohet dhe për fushën e agrikulturës, ndërsa për ta plotësuar ndihmën italiane, projekti do të ndihmojë në bashkimin e qytetarëve shqiptarë me familjarët e tyre në Itali.

Është një “urë” virtuale që po ndërton shteti italian, duke pasur ndihmën financiare të BE-së dhe ekspertizën e organizatave Cefal Emilia Romagna dhe Escoop. Projekti me qendër në Shkodër mund të aksesohet përmes portalit ponteadriatico.com, por, jo vetëm.

Ditën e martë (28 shtator) jepet mundësia dhe për qytetarët e Tiranës të interesuar për punësimin apo bashkimin familjar që të takohen me këshilltarë të specializuar në ambientet e “Xheko Imperial”, prej orës 11:00 deri në 13:00.

Kjo urë është një përpjekje serioze që Italia të jetë një portë për shqiptarët në Europë, përmes punës dhe dinjitetit.

 

 

Të fundit