Flash News

E-TJERA

Italia kërkon 187 vite burg për mafien shqiptare, mes tyre edhe Elvis Demçe

Italia kërkon 187 vite burg për mafien shqiptare, mes tyre edhe Elvis

Prokurorët e Antimafias italiane kanë kërkuar në total 187 vite burg në formë të shkurtuar për 16 të pandehurit e akuzuar si pjesë e bandave shqiptare të drogës.

Sipas medieve italiane, 20 vite burg janë kërkuar për kapon e bandës, Elvis Demçe, i njohur si aleat i Fabrizio 'Diabolik' Piscitelli-t. Të pandehurit kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar, ndërsa 11 të tjerë do të gjykohen me dënimin e zakonshëm.

Arrestimet u kryen në janar 2022 nga karabinierët. Hetimet nisën në vitin 2017 pas vrasjes së Cristian Di Lauro, e cila solli para hetuesve bosin shqiptar Ermal Arapaj, rivalin e Demçes.

Arapaj vepronte kryesisht në zonën Castelli Romani mes zhvatjeve dhe trafikut të drogës, por kalonte edhe në zona të tjera të kryeqytetit dhe në bregdetin Pontine.

Organizata tjetër kriminale e zbuluar nga hetuesit është ajo me në krye Elvis Demçen. Pas kontrollit në shtëpinë e tij në Prenstino, u gjetën prova për një aleancë me organizatën e udhëhequr nga Diabolik, i vrarë në një pritë në Parco degli Acquedotti më 7 gusht 2019.

Të fundit