Flash News

E-TJERA

Italia kthen për herë të tretë 43 emigrantët nga Gjadri, plani i Melonit në pikëpyetje

Italia kthen për herë të tretë 43 emigrantët nga

Plani i qeverisë italiane për mbylljen në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm që synojnë BE-në është vënë sërish në pikëpyetje.

Kjo pasi për herë të tretë, Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur të mos konfirmojë ndalimin e 43 migrantëve që mbërritën në Gjadër në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.

Gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre dhe kthimin në Itali ditën e nesërme. 

Mediat italiane raportuan se gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës kanë pezulluar vendimin dhe kanë referuar dokumentet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. 

Kujtojmë se edhe transferimet e mëparshme të emigrantëve në Shqipëri të organizuara nga qeveria – tetorin dhe nëntorin e kaluar – u anuluan me vendime të magjistratëve të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, të cilët nuk vërtetuan ndalimet e urdhëruara nga selia e policisë së kryeqytetit.

Vendimi rrezikon të kthehet në precedent duke cenuar marrëveshjen 5-vjeçare të qeverive Rama-Meloni, që parashikon mbylljen në një kamp pritjeje të ndërtuar nga pala italiane në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm që kapen në detin Mesdhe.

Marrëveshja parashikon vendosjen në Gjadër të një fluksi prej deri 3 mijë emigrantësh në muaj, të cilët do të vihen në procedura të përshpejtuara dëbimi ose azili.

Të fundit